Tre Invest Group

RRETH NESH

Ne nuk ndërtojmë vetëm ndërtesa, por krijojmë vlera afatgjata për komunitetin dhe brezat e ardhshëm. Përmes përdorimit të teknologjive të avancuara, materialeve cilësore dhe praktikave të ndërtimit të qëndrueshëm, angazhohemi të kontribuojmë në një mjedis të ndërtuar më të mirë dhe një cilësi më të lartë jetese.

RRETH NESH

Ne nuk ndërtojmë vetëm ndërtesa, por krijojmë vlera afatgjata për komunitetin dhe brezat e ardhshëm. Përmes përdorimit të teknologjive të avancuara, materialeve cilësore dhe praktikave të ndërtimit të qëndrueshëm, angazhohemi të kontribuojmë në një mjedis të ndërtuar më të mirë dhe një cilësi më të lartë jetese.

Cilësia dhe Komforti që Meritoni

Tre Invest Group

Qendra tregtare dhe ambiente biznesi – Komoditet dhe shërbime pranë jush

Komplekset tona nuk janë vetëm vende banimi, por edhe hapësira ku mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet! Me qendra tregtare moderne, dyqane, zyra dhe ambiente biznesi, ju keni akses të lehtë në shërbime të rëndësishme pa pasur nevojë të largoheni nga zona juaj e banimit. Një komunitet i organizuar dhe funksional, ku jetesa dhe biznesi ecin krah për krah!

Tre Invest Group

Parking i mjaftueshëm – Komforti fillon që nga makina juaj

Harrojeni stresin e parkimit! Komplekset tona janë të dizajnuara për të ofruar hapësira të bollshme parkimi, si për banorët ashtu edhe për vizitorët. Me vende të rezervuara dhe të organizuara mirë, ju do të keni gjithmonë një vend të sigurt për makinën tuaj. Për më tepër, disa prej objekteve tona ofrojnë garazhe të mbuluara, duke e mbrojtur automjetin tuaj nga kushtet atmosferike.

Tre Invest Group

Siguri dhe mbikëqyrje 24/7 – Jetoni të qetë dhe të mbrojtur

Siguria juaj është prioriteti ynë kryesor! Me sisteme të avancuara të monitorimit, kamera sigurie, ne garantojmë mbikëqyrje të vazhdueshme 24 orë në ditë. Çdo hyrje dhe dalje është e kontrolluar, duke siguruar një ambient të mbrojtur për ju dhe familjen tuaj.

Tre Invest Group

Hapësira të gjelbëruara dhe kënde lojërash – Një jetë e shëndetshme dhe e lumtur

Ne besojmë në rëndësinë e një mjedisi të gjelbëruar dhe të shëndetshëm. Komplekset tona ofrojnë parqe dhe kënde lojërash të pajisura për fëmijët, ku ata mund të luajnë të sigurt, ndërsa ju shijoni një moment relaksi në natyrë. Pemët, gjelbërimi dhe hapësirat e rregulluara krijojnë një atmosferë të qetë, larg zhurmës dhe stresit të qytetit.

Tre Invest Group

Sisteme moderne të ngrohjes dhe ftohjes – Komfort gjatë gjithë vitit

Cilësia e jetesës suaj është prioritet për ne! Çdo apartament dhe ambient afarist është i pajisur me sisteme të avancuara të ngrohjes dhe ftohjes, të cilat garantojnë një temperaturë të rehatshme në çdo stinë. Me teknologji efikase energjetike, ju kurseni në faturat e energjisë dhe përfitoni një ambient të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër.

Tre Invest Group

Gjenerator rezerve – Furnizim i pandërprerë me energji

Mos u shqetësoni më për ndërprerjet e energjisë! Komplekset tona janë të pajisura me gjeneratorë rezervë modernë, të cilët sigurojnë një furnizim të vazhdueshëm me rrymë për të gjitha nevojat tuaja. Pavarësisht kushteve atmosferike apo problemeve në rrjetin elektrik, shtëpia dhe biznesi juaj do të mbeten gjithmonë të ndriçuar dhe funksionalë.

Keni Pyetje?

Na telefononi ose lëreni numrit tuaj, dhe ne ju thërrasim!
Më thirr çdo ditë pune 07:00-17:00
SQ